Gjysma e Europës në gjurmët e brazilianit

Futboll

Gjysma e Europës në gjurmët e brazilianit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:40
Gjysma e Europës në gjurmët e brazilianit

Gjysma e Europës interesohet për 22-vjeçarin e FC Brugge, Wesley.  Braziliani po kalon formën e jetës: në sezonin aktual, sulmuesi ka shënuar 13 gola në 32 ndeshje për belgët, duke përgatitur edhe shtatë të tjerë. 

Nuk është çudi që gjigantët e Europës e kanë shënuar emrin e tij te lista e dëshirave për në verë. 

Sipas medieve belge, në ndeshjen e së enjtes ndaj Salzburg (2:1), skautët e Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, Tottenham Hotspur, Manchester United, FC Arsenal, Chelsea dhe Barcelona-s ishin të pranishëm në stadium. 

Braziliani do t’i ketë kënaqur vëzhguesit, teksa ka shkëlqyer duke shënuar golin e fitores për Brugge. 

Kontrata e Wesley skadon në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat