Refuzoi ofertat e Chelsea e Man.United, ky është plani i Bale

Futboll

Refuzoi ofertat e Chelsea e Man.United, ky është plani i Bale

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 00:59
Gareth Bale

Gareth Bale kërkon të qëndrojë te Real Madrid. Lajmi është përcjellë nga “Times”, sipas të cilit, uellsiani pavarësisht se është në qendër të kritikave në Spanjë, nuk dëshiron të largohet nga Los Blancos.

Pikërisht për këtë motiv, sulmuesi uellsian ka refuzuar dy ofertat prestigjioze të mbërritura nga Chelsea dhe Manchester United, të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Në fakt, Bale synon të fitojë një rol prej titullari me fanellën e Real Madrid, për të lënë pas shpine kritikat, vërejtjet apo edhe humorin e prishur, si dhe për të zënë vendin e liderit te Los Blancos, ende bosh që pas largimit të Cristiano Ronaldos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat