Klopp flet para ndeshjes: Bayerni i rrezikshëm

Futboll

Klopp flet para ndeshjes: Bayerni i rrezikshëm

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 19:47
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp beson se Bayern Munichu mund të jetë më i rrezikshëm se më parë, pavarësisht formës së luhatshme që po kalon këtë sezon.

“Redsat” do të presin ekipin e Niko Kovacit të martën në “Anfield” për të zhvilluar ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e 1/8-ës të Champions Leagues.

"Janë dy pikë pas Dortmundit, do të përballen me ta në shtëpi, janë ende në Kupë, në mesin e 16 më të mirave gjithashtu në Champions League... kështu që është situatë shumë normale”.

“Ndoshta nuk kishin atë dëshirën për të fituar në fillim të sezonit, por nga pikëpamja ime, tani gjërat janë ndryshe dhe kjo vetëm sa i bën edhe më të rrezikshëm”, tha ai.

Klopp tha se ndeshja e nesërme, nuk do të jetë aspak vendimtare për kualifikimin në çerekfinale.

“Dy ekipe të mira përballen me njëra-tjetrën dhe nuk vendoset asgjë me një ndeshje”, u shpreh Klopp.

“Kemi dy ndeshje për t’i luajtur dhe duhet të jemi të fokusuar 100% në të dy takimet. Do të jetë e vështirë, por gjithçka është e mundshme”, përfundoi strategu gjerman.

Bayerni vjen në këtë ndeshje pas fitores së vështirë të premten në transfertë ndaj Augsburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat