Barcelona merr një lajm të mirë para sfidës me Sevillan

Futboll

Barcelona merr një lajm të mirë para sfidës me Sevillan

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 21:09
Barcelona vs Sevilla

Skuadra e Barcelonës ka pranuar një lajm shumë të mirë në prag të ndeshjes me Sevillan.

Ylli i skuadrës nga Andaluzia, Jesus Navas, mund të mos paraqitet në derbin e fundjavës në kampionatin spanjoll.

Këtë e ka thënë edhe vet trajneri i skuadrës së Sevillas, i cili pasi ka folur rreth shqetësimit kryesorë (Lionel Messi), ka përmendur edhe situatën e Navas.

“Përveç lojtarëve tjerë të lënduar, kemi edhe Navasin me dyshime të mëdha” ka thënë Machin.

“NE duhet të shohim progresin e tij. Këto 24 orë janë të rëndësishme të shohim se si është lojtari dhe pastaj të vendosim” ka thënë ndër të tjerash ai.

Sevilla dhe Barcelona do të përballen me njëra tjetrën nesër (e shtunë) me fillim nga ora 16:15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat