Gattuso ka një hero të preferuar te Milani: Nuk e bëri topin të qajë!

Futboll

Gattuso ka një hero të preferuar te Milani: Nuk e bëri topin të qajë!

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 00:56
Gennaro Gattuso

Vetëm 24 orë përpara gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndaj Lazios, trajneri i Milan, Gennaro Gattuso, në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit kuqezi, “Milan TV, foli për atoj që janë aktualisht çështjet më të nxehta në kampin e “Djallit”.

“Nëse kam patur një superhero në fëmijëri? Më pëlqente Hulk, që shndërrohej jeshil kur nxehej e tërbohej. Më pëlqente shumë, ishte një atlet, bënte edhe bodybuilding. Një tjetër film vizatimor që ndiqja shumë ishte edhe “Njeriu Tigër”, tregon Gennaro Gattuso.

"Donnarumman e urova për 20-vjetorin, tashmë ka ndryshuar prefiks. Adult është një fjalë e madhe. Më shumë se 150 ndeshje me fanellën e Milan është diçka e jashtëzakonshme për dikë me moshën kaq të re. Duhet dëshirë dhe passion. Ky është një zanat në të cilin mund të përmirësohesh deri në ditën e fundit kur zbret në fushë. Ai e ka kuptuar, në nivel mendor është rritur shumë, duhet të vazhdojë në këtë rrugë”, deklaroi Gattuso.

“Vijmë nga një moment i shkëlqyer, është e vërtetë, por nesër diskutojmë pjesën e parë të gjysmëfinales. Duhet ta luajmë me përultësi të madhe. Lazio është shndërruar në një vërtetësi të futbollit Italian prej disa vitesh në këtë anë dhe shpreh një futboll të bukur”, u shpreh tekniku kuqezi mbi sfidën e Kupës së Italisë.

“Paqueta e meriton grumbullimin me Brazilin. Ai ishte në radarin e kombëtares që para se të vinte te Milan. Ai zotëron sasinë dhe cilësinë dhe me siguri që mund të qëndrojë në kombëtaren braziliane”, vijoi Gattuso.

“Më në fund Kessie nuk e bëri topin për të qarë. Përtej batutave, Franck është një futbollist që në nivel dinamizmi dhe për mënyrën se si e rrotullon skuadrën, po na jep shumë. Mirëse të vijnë lojërat e tij me cilësi, si ai gol ndaj Empolit. Për sasinë e punës që bën, është normale që të mund të gabojë ndonjë gjë, por jam shumë i kënaqur”, përfundoi Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat