Jahiji sërish ftohet në kombëtare Shqipëria U-17

Futboll

Jahiji sërish ftohet në kombëtare Shqipëria U-17

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:18
Jahiji sërish ftohet në kombëtare Shqipëria U-17

Shqipëria U-17, ka nisur grumbullimin ne Durrës, për përgatitjet për pjesëmarrje në turneun zhvillimin në fillim të marsit në Maltë. Në listën e futbollistëve të ftuarve nga trajneri Elvin Beqiri, për pjesëmarrje në UEFA Development Tournament, është edhe shkupjani Xhemil Jahiji i skuadrës së Fortuna 09 - Goblen. Kohëmë parë Bota Sot kishte shkruar për shpresat e futbollit të këtij klubi si - Xhemil Jahiji, Behar Feta, Xhezair Avduli, Amir Nuhia, Memed Memedi, Onur Emini, Valon Mamuti e më të rinjtë Zeid Arifi e Bafqari si dhe Eldin Ramani e Mirsad Ibraimi. Një pjesë e tyre pritet që në sezonin pranveror të debutojnë tek seniorët e skuadrës së Goblenit, që bën gara në Ligën e Dytë të Maqedonisë.

Image

Në atë tekst iu kishim bërë ftesë drejtuesve të FFK-së dhe FSHF-së, si dhe trajnerëve të ekipeve kombëtare të shpresave që të kthejnë sytë nga Karadaku për të ndjekur shpresat e futbollit shqiptar të kësaj ane. Jo vetëm këta por në zonën e Karadakut, nga ajo që e kupton Bota Sot, ka edhe disa talent të tjerë. Por ajo që veçon këto shpresa që i kemi cekur më lartë është e dhëna se me ekipin e tyre më 18 mars 2019 do të shënojnë dy vjetorin pa pësuar në ndeshjet zyrtare. Sezonin e shkuar Fortuna09, u bë pjesë e historisë së shtetit fqinjë, pasi ishte e para skuadër që në një sezon doli kampione me U14 dhe U15-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat