Trajneri livornez pas pesë vitesh në Torino do të kërkojë stimuj të rinj, por duke nënvizuar se një tjetër aventurë në Itali nuk do të ketë. 51-vjeçari kërkon një eksperiencë jashtë gadishullit Apenin, E para në listë është Çelsi, që me shumë mundësi nuk do të konfirmojë Mauricio Sarrin, ndërsa dy të tjerat lidhen ngushtë me fatet e tyre: Totenhemi po vlerëson pistën Masimiliano Alegri nëse Poçetino vendos të largohet me destinacion Mançester Junajtid ose Real Madrid. Por, edhe Junajtid e ka në listën e shpenzimeve trajnerin e Juves, gjithmonë nëse nuk konfirmon Solskjaerin dhe nuk gjen akordin me Poçetinon.
Dy alternativa të tjera janë Reali i Madridit, skuadër që Alegri pranoi se e refuzoi në verën e vitit 2018, por kujdes edhe nga PSG-ja. Francezët duken të vendosur që të largojnë Tomas Tuhelin, por nëse deri dje është përfolur se Zhoze Murinjo është në “pole position”, media transalpine ka nisur të sjellë gjithmonë e më shumë indice se një “martesë” Alegri-PSG nuk është e pamundur.