Derbi londinez pa fitues! Mustafi shkakton penallti

Futboll

Derbi londinez pa fitues! Mustafi shkakton penallti

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:26
Derbi londinez pa fitues! Mustafi shkakton penallti

Derbi londinez u karakterizua me një rivalitet të madh dhe që mbajti në emocione tifozët në stadiumin “Wembley”. Tottenham – Arsenal ndahen baras 1:1, në ndeshjen derbi të javës së 29-të të Premier League në futboll. Pikë e madhe për Arsenalin por për Tottenham është një hap pas në luftë për titullin e kampionit. Në minutën e 16-të Aaron Ramsey kaloi në epërsi Arsenalin. Ai mori një top nga Lacazette dhe me hapa të shpejt futet në 16-sh, dujke mashtruar edhe portierin dhe fërfëllon topin në rrjetë.

Në minutën e 74-të, mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi shkaktoi penallti dhe vendasit barazuan rezultatin 1:1. Harry Kane ka qenë i saktë nga penalltia! Granit Xhaka e Mustafi u paraqitën titullarë, kurse ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të. Në minutën e fundit, Pierre-Emerick Aubameyang dështoi nga penalltia dhe lëshoi rastin për t’i sjellë tri pikë skuadrës së Arsenalit.

Ndeshja u përcoll nga 81.332 shikues. Tottenham është në vend të tretë me 61 pikë, ka 4 më shumë se Arsenali një pozitë më poshtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat