Trepça '89 mposhti Flamurtarin

Futboll

Trepça '89 mposhti Flamurtarin

Më: 2 mars 2019 Në ora: 19:35
Trepça '89 mposhti Flamurtarin

Trepça 89 ka mposhtur Flamurtarin, të shtunën mbrëma, në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:0.

89-shi ishte skuadër dukshëm më e mirë se sa kryeqytetasit, të cilët u mbajtën mirë deri në minutën e 49-të të takimit. Betra Franck Herman, pasi u lirua mjaft mirë nga një mbrojtësi, qëlloi rrjetën duke i dhënë epërsinë e parë skuadrës së tij.

Goditjen përfundimtare Flamurtarit ia dha Diawara, i cili realizoi katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Pas kësaj fitore, 89-shi ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelën e Superligës me 28 pikë, derisa Flamurtari bie në të nëntën me 26 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat