Paratici zbulon sekretin e të ardhmes së trajnerit të Juventus

Futboll

Paratici zbulon sekretin e të ardhmes së trajnerit të Juventus

Më: 3 mars 2019 Në ora: 22:44
Massimiliano Allegri

Një klasike e merkatos, edhe sa i përket atyre të trajnerëve. Deklarata që nuk konfirmon, as nuk përgënjeshtron. Në këtë rast, është protagonist trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, që sipas të gjitha gjasave nuk do të qëndrojë në Torino në përfundim të sezonit.

Në këtë kuadër, drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici, në mikrofonin e “Sky Sport” as ka konfirmuar dhe as nuk përgënjeshtruar. “E ardhmja e Allegri te Inter me Moratta? Nuk mendoj se është momenti për të folur”, deklaroi Paratici para sfidës së Juventus ndaj Napolit.

“E ardhmja e Allegrit nuk varet nga Champions League, apo nga kampionati, por është e lidhur me një projekt. Pas ndeshjes me Atletico Madrid ai do të komunikojë me presidentit dhe sëbashku do të konsiderojnë rrugët që do të ndërmarrin”, u shpreh drejtuesi i Juventus.ts

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat