Arsyeja se pse referët anglez nuk do të referojnë më në Ligën e Kampionëve do të ju çudis

Futboll

Arsyeja se pse referët anglez nuk do të referojnë më në Ligën e Kampionëve do të ju çudis

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Arbitrat anglezë nuk do të gjykojnë ndeshjet me eliminim direkt të këtij sezoni në Champions.

Majkëll Oliver dhe Entoni Tejlor gjykuan në fazën e grupeve, por duke qenë se UEFA futi VAR-in prej fazës së 1/8-ave të Champions-it dhe arbitrat e Premier Ligës ajo i konsideron jo të ambientuar me teknologjinë (VAR-i do aplikohet në Premier Ligë prej sezonit të ardhshëm), ka vendosur t’i lënë jashtë listës së 12 ndeshjeve të kësaj faze.

Dhe kjo do të thotë se anglezët nuk do të kenë shanse as për të gjykuar finalen.

Një zëdhënës i UEFA-s e konfirmoi lajmin, duke thënë se gjithçka është bërë për shkak të mungesës së përvojës me VAR-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat