Dortmundi fiton me shumë mund

Futboll

Dortmundi fiton me shumë mund

Nga: K. Goca Më: 9 mars 2019 Në ora: 17:25
Dortmundi fiton me shumë mund

Dortmundi arkëtoi tri pikë nëpër vrimë të gjilpërës dhe me vështirë seç pritej. Ata si vendas e mposhtën me 3:1 Stuttgartin.  Një lojë mjaft e mirë dhe tri gola u shënuan në pjesën e dytë.
Marco Reus shënon nga penalltia në minutën e 62-të për epërsinë e verdhezinjve, por Marc-Oliver Kempf barazoi 1:1 (71’).  

Kur pritej se Stuttgart do të marr pikë, futbollisti Paco Alcacer shënon për  Dortmundin pikërisht në minutën e 84-të dhe Christian Pulisic (90+3’), duke sjellë gëzim te tifozët. Dortmundi është në vend të dytë me 57 pikë pas 25 jave në Bundesliga I dhe ka po aq sa edhe lideri Bayerni, kurse Stuttgart është i 16-ti me 19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat