Lewandowski vendos rekord në Bundesliga

Futboll

Lewandowski vendos rekord në Bundesliga

Më: 9 mars 2019 Në ora: 17:58
Robert Lewandowski

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka vendosur rekord të ri në Bundesliga.

Në ndeshjen që Bayern Munich e fitoi 6:0 kundër Stuttgart, sulmuesi polak realizoi dy gola, për rekordin e ri.

Lewandowski është lojtari (i huaj) me më së shumti gola në kampionatin gjerman.

Rekordi mbahej nga Claudio Pizarro, i cili kishte 195 gola në ‘llogarinë’ e tij në kampionatin elitar gjerman.

Lewandowski theu rekordin e ish anëtarit të Bayern, me dy golat sot ndaj Stuttgart. Lewa ka shënuar 122 gola me Bayern dhe 74 të tjerë me Dortmund. Polaku gjithashtu është realizuesi më i mirë këtë edicion në Bundesliga, me 16 gola të shënuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat