Milan merr lajmin katastrofal para derbit me Interin - Bota Sot
Milan merr lajmin katastrofal para derbit me Interin

Futboll

Milan merr lajmin katastrofal para derbit me Interin

Më: 10 mars 2019 Në ora: 18:24
Foto ilustruese

Tekniku i kuqezinjve u përjashtua pas një debati të ashpër me arbitrin, por skualifikimi i ish-mesfusorit energjik nuk është as automatik dhe as diçka e shkruar në rregullore.

Nëse Gattuso do të jetë në stol në derbin ndaj Interit, këtë do ta vendosin delegatët dhe raporti i tyre i cili u shkrua pas fitores së kësaj fundjave ndaj Chievo. Arbitri Paireto e ndëshkoi trajnerin për protestat e mëdha mbi një faull në dëm të Paqueta, me brazilianin që qëndronte në fushë mes dhimbjes, për ndërhyrjen e Dusi.

Për Gattuson po projektohet një gjobë, por në rast se fjalët e tij ndaj gjyqtarëve kanë qenë të rënda, ai do të mund ta shohë derbin e San Siros vetëm si spektator.

Vendimi për të nga Disiplina do të merret të martën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...