Zoti fal, Real Madrid jo!

Futboll

Zoti fal, Real Madrid jo!

Më: 11 mars 2019 Në ora: 00:54
Isco

Iluzione. Në verë, pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe emërimit në krye të Real Madrid të Julen Lopetegui, gjithçka u duk sikur ky do të ishte sezoni i ëndrrave për Isco. Tashmë, numri 22 jo vetëm që do të kishte të gjithë hapësirën e nevojshme në fushë, por do të drejtohej nga ish-trajneri i përfaqësueses së Spanjës, me të cilin ishte një lider i vërtetë në kombëtare.

Por ëndrra u shndërrua në makth. Me ardhjen në krye të Real Madrid të trajnerit Santiago Solari gjithçka ndryshoi për Isco, për të kulmuar sjellje të parespektueshme nga ana e futbollistit, i cili mungon në diskutimet e skuadrës dhe nuk udhëton në autobusin e ekipit para ndeshjes së fundit në Champions. 

Tashmë duhet të tregohet shumë i kujdesshëm, sepse Real Madrid, veç gjobave për thyerje të kodit të etikës, që sikurse konfirmon “Marca” dhe “AS” nuk do të vonojnë, mund ta detyrojë Isco-n të shkojë në gjurmët e fatit të të tjerëve… të të dëbuarve të luksit.

Në sytë e Real Madrid ekzistojnë disa gjëra që janë të patolerueshme. Nga sjelljet kafshërore. Ai që në Itali njihej si “Bisha”, Julio Baptista, e di mirë se për çfarë bëhet fjalë. Në kthim nga kombëtarja, bashkë me një shok, u vonua të rikthehet në qytet, në qendrën sportive dhe në skuadër. Në vitin 2007 kjo gjë i kushtoi brazilianit vendin në skuadër.

Kush ishte tjetri që i bënte shoqëri “Bishës” në atë rast? I njëjti futbollist që në fund të sezonit 2007/08 ndoqi Julio Baptista-n në Itali. Bëhet fjalë për Robinho, fajtor për të njëjtin “krim” sikurse shoku i kombëtares. Një mëkat, sepse te Real Madrid të dy futbollistët vlenin shumë më shumë se sa dëshmuan më pas.

Ndonjërit, të paktën fillimisht i kishte ecur më mirë. Bëhet fjalë për Angel Di Maria, që në janarin e vitit 2014, pas disa paraqitjesh jo shumë bindëse, kontestohet fuqishëm me vërshëllima e ofendime, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti e thërret në pankinë për t’i lënë vendin Gareth Bale. Argjentinasi kundërpërgjigjet menjëherë, duke kapur fort me duar dhe në mënyrë demonstrative gjenitalet e tij. Fillimisht Real Madrid vendosi të mos e dënojë, por jo për çudi, në fund të sezonit u largua për në Manchester.

Nëse flitet për dëbimet e të shkëlqyerve, nuk mundet absolutisht të harrohet rasti i parë i epokës së Florentino Perez, që ka të bëjë me Claude Makalele. Mesfushori francez, të paktën në fushë ishte njëri pre atyre futbollistëve të palodhshëm dhe gjithashtu i pazëvendësueshëm në të dyja fazat e lojës. Gjithsesi, sipas asaj që kujton “Marca”, në stërvitje nuk ishte kaq i gatshëm për të djersitur. Për shkak se refuzoi të stërvitej një herë, në vitin 2003 ai u dëbua me një udhëtim vetëm vajtje për te Chelsea, ku bën 5 vite karrierë fantastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat