“Fluturon” çmimi i aksioneve në Juventus

Futboll

“Fluturon” çmimi i aksioneve në Juventus

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:17
Juventus

Çmimi i aksioneve te Juventusi është rritur për 20 për qind pas rikthimit të tyre në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Atleticos.

Juventusi nisi ditën e sotme (e mërkurë) në Borsa Italiana me 1.58 euro – një rritje prej 24 për qind në krahasim me shumën 1.22 euro të mbyllur mbrëmjen e kaluar.

Kjo vjen vetëm tri javë pas rënies së çmimit të aksioneve të “Zonjës së Vjetër” pas disfatës prej 2 me 0 ndaj Atleticos në takimin e parë mes tyre në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Ligë të Kampionëve.

Një hat-trick nga Cristiano Ronaldo i siguroi atyre një fitore me rezultat 3 me 0 duke u rikthyer nga disavantazhi për të vazhduar në çerekfinale.

Vetëm kualifikimi në këtë fazë i garanton “Zonjës së Vjetër” të paktën 10.5 milionë euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat