Ferizaj me pikë të madhe nga Skenderaj

Futboll

Ferizaj me pikë të madhe nga Skenderaj

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:58
Ferizaj me pikë të madhe nga Skenderaj

Ferizaj kthehet me një pikë nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke luajtur me rezultat 0:0 me Drenicën, në ndeshjen e javës së 23-të të Kampionatit të Kosovës në futboll.

Ferizajasit sikur të ishin më të vëmendshëm do të ktheheshin edhe me tri pikë, por nuk patën fat. Trajneri prof. Bylbyl Sokoli me ekipin e Ferizajt importoi një pikë në luftë për mbetjen në elitë, kurse Drenica zhgënjeu dashamirët e saj me këtë barazim. Ferizaj pati edhe dy shtylla gjatë ndeshjes, por të pafat që të shënojnë.
 Ferizaj është në vend të dhjetë me 25 pik, ka pesë me pak se Drenica që mban pozitën e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat