82 gola nga pesëshja e frikshme e Kosovës që pritet të startojnë në “Fadil Vokrri”

Futboll

82 gola nga pesëshja e frikshme e Kosovës që pritet të startojnë në “Fadil Vokrri”

Më: 19 mars 2019 Në ora: 00:36
Kosova

Pas arritjes historike në Ligën e Kombeve, Kosova do të tentojë të lë gjurmë edhe në kualifikimet për “Euro 2020”.

Për ta bërë këtë, “Dardanët” kanë në përbërje lojtarë që këtë edicion, kanë shënuar shumë gola. Rashica, Zeneli, Muriqi, Celina e Kololli – janë vetëm disa nga futbollistët e shumtë që e kanë gjetur shumë shpesh rrjetën deri më tani. Të gjithë së bashku kanë kontribuar në 80 finalizime (46 gola, 36 asiste).

Përjashtuar Valon Berishën dhe Hekuran Kryeziun, të gjithë futbollistët tjerë i janë bashkuar Kombëtares së Kosovës para super ndeshjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, me Danimarkën (21 mars) dhe Bullgarinë (25 mars).

Para këtyre ndeshjeve, njëra miqësore dhe tjera e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”, futbollistët e Kosovës kanë duke dhuruar spektakël nëpër liga të ndryshme evropiane.

Sulmi, është reparti më i frikshëm i Kosovës, këtë e kanë treguar çdo javë djelmoshat e “Dardanëve”; Milot Rashica (Werder Bremen), Arbër Zeneli (Stade de Reims), Bersant Celina (Swansea City) dhe Vedat Muriqi (Rizespor) në veçanti.

Image

Por, përveç sulmuese, një tjetër lojtar i Kosovës po shënon shumë gola. Ai është mbrojtësi, që te Zurichu luan si mesfushor dhe në pozita të shumta, Benjamin Kololli (FC Zurich).

Që të pestë, që pritet të startojnë të enjten kundër Danimarkës në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë kontribuar në 80 gola së bashku në ekipet e tyre në liga të ndryshme (46 gola, 36 asiste).

Kololli është golashënuesi më i mirë, me 13 realizime, kurse Zeneli është asistuesi më i mirë, me 14 pasime kyçe për gol.

Benjamin Kololli – 13 gola, 8 asiste (FC Zurich, Zvicër)
Vedat Muriqi – 11 gola, 7 asiste (Çaykur Rizespor, Turqi)
Bersant Celina – 8 gola, 6 asiste (Swansea City, Angli)
Milot Rashica – 8 gola, 1 asist (Werder Bremen, Gjermani)
Arbër Zeneli – 6 gola, 14 asiste (Stade de Reims & Heerenveen, Francë dhe Holandë)

Misioni i Kosovës është që të vazhdojë me ecurinë fantastike pa humbje. 9 tetori i vitit 2017 – është hera e fundit kur Kosova është njoftuar me humbje, që nga atëherë, “Dardanët” kanë shkuar në 10 takime pa humbje, 9 me trajnerin, Bernard Challandes.

Në kualifikimet për “Euro 2020”, Kosova bën pjesë në Grupin A me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Kujtojmë, se nëse Kosova dështon të kualifikohet në “Euro 2020” përmes rrugës normale, ka shansin përmes Ligës së Kombeve.

Kosova fitoi Grupin 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve për t’u kualifikuar në “play-off”.

“Dardanët” janë vetëm dy ndeshje larg historisë dhe fillimisht, do të përballen me Maqedoninë në Shkup, dhe në rast fitores, në finale do të kenë punë me fituesin e duelit Gjeorgji – Bjellorusi.

Natyrisht, Kosova do t’i luajë këto ndeshje nëse dështon të kualifikohet në “Euro 2020” nga Grupi A, rrugëtim i vështirë që do të nisë të hënën me 25 mars kundër Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat