Tifozët e Chelsea-t bojkotojnë Sarri-n, nxjerrin në shitje biletat

Futboll

Tifozët e Chelsea-t bojkotojnë Sarri-n, nxjerrin në shitje biletat

Më: 22 mars 2019 Në ora: 08:18
Maurizio Sarri

Tifozët e Chelsea-t kanë vendosur të bojkotojnë Maurizio Sarri-n. Humbja e pësuar kundër Everton-it në javën e fundit të Premier League ka bërë që mbështetësit e londinezëve të humbin durim. 

Pjesa më e madhe e tyre nuk ka qenë aspak e kënaqur me stilin e lojës të trajnerit italian dhe tani, sipas shtypit anglez, një pjesë e tifozëve të abonuar kanë vendosur të shesin biletat për tri ndeshjet e ardhshme që Chelsea do të luajë në shtëpi, kundër Brighton, West Ham dhe Burnley. 

Në mes është edhe ndeshja e Europa League kundër Slavia Prague, që pritet të jetë shumë zhgënjyese për sa i takon të ardhurave nga shitja e biletave. Një sinjal i qartë për presidentin Abramovich: Maurizio Sarri nuk pëlqehet aspak nga tifozët.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat