United-City, derbi në merkato për yllin e "Zonjës"

Futboll

United-City, derbi në merkato për yllin e "Zonjës"

Më: 29 mars 2019 Në ora: 07:30
Juventus

Tifozët e Juventus mendonin se do të shihnin një treshe të frikshme në sulm të formuar nga Douglas Costa,  Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo-s, por braziliani nuk ka shkëlqyer në këtë sezon.  

Për shkak të dëmtimeve të shumta, asaj që ndodhi me Di Francesco-n dhe problemeve të tjera jashtë fushës, ecuria e tij deri tani me bardhezinjtë ka qenë për t'u harruar. 

Për këto arsye, Juventus mund të vendosë të pranojë ofertat e mundshme që mund të bëhen për ish-yllin e Bayern-it, me dy skuadrat e Manchester-it që duken më të interesuara se të tjerat. 

Sipas "Tuttosport", United dhe City janë gati të zhvillojnë një derbi në  merkato për të siguruar shërbimet e Douglas Costa-s.  "Djajtë e Kuq" kanë provuar ta marrin edhe verën e kaluar, ndërsa Pep po mendon të ribashkohet me të pas eksperiencës në Bundesliga.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat