Solskjaer: United ka shumë para, por unë nuk do t’i harxhoj vëtëm për t’i harxhuar

Futboll

Solskjaer: United ka shumë para, por unë nuk do t’i harxhoj vëtëm për t’i harxhuar

Më: 29 mars 2019 Në ora: 23:58
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur për mediat sa i përket blerjeve.

Ai ka folur për blerjet e “Djajve të kuq”, ku ka zbuluar shumë detaje interesante.

“United është një klub që ka shumë para, por qe duhen shpenzuar me shumë kujdes”.

“Njerëzit që më njohin, e dinë sesi unë jam dhe jam i bindur se do t’i shpenzoj ato para me shumë kujdes dhe me shumë arsyetim”.

“Kam një plan me klubin, kemi filluar të studiojmë lojtarë që para shumë kohësh”.

“E di dhe kush do të qëndrojë këtu, e kush do të largohet. Nuk do të harxhojmë para sa për të harxhuar para”.

“Kemi disa probleme me kontratat e lojtarëve që u skadojnë, por po punohet që të kemi sa më shumë rinovime”, ka thënë Solskjaer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat