Guardiola: 20 minutat e para ishin të pabesueshme, Aguero ndjeu diçka

Futboll

Guardiola: 20 minutat e para ishin të pabesueshme, Aguero ndjeu diçka

Më: 30 mars 2019 Në ora: 18:46
Trajneri Pep Guardiola

Manchester City ka fituar 2-0 ndaj Fulham duke marrë kryesimin e Premier League me një ndeshje më shumë se Liverpool. 

Trajneri Pep Guardiola ka folur për BBC në përfundim të ndeshjes: “15-20 minutat e para ishin të pabesueshme për nga mënyra se si luajtëm. 

Pas ndeshjeve ndërkombëtare zakonisht humb disi ritmi i lojës, por djemtë e bënë mirë detyrën e tyre. Ndeshja ishte delikate, ora 12:30 e së shtunës, një ditë me diell. Kjo është e pazakontë prandaj jam i kënaqur. 

Do të bëjmë çmos për të fituar. Nuk ka rëndësi për kompeticionin e radhës, ne do të fitojmë. Fulham ishte një ndeshje e vështirë për Liverpool dhe Chelsea kështu që e dinim që do të ishte delikate. 

Sezoni i Liverpool dhe Man City-t ka qenë i mrekullueshëm deri tani dhe meritojmë elozhe. Prandaj jemi në krye.

Aguero? Ai tha se ndjeu diçka, por shpresoj të mos jetë një dëmtim. Shpresojmë të mos jetë diçka serioze. Do të shohim nesër.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat