Lika e Bajrami barazojnë me Sadikun 

Futboll

Lika e Bajrami barazojnë me Sadikun 

Nga: K. G. Më: 31 mars 2019 Në ora: 18:11
Pamje nga ndeshja Grasshoppers-Lugano

Grasshoppers fiton vetëm një pikë si vendas në duel me Luganon, duke barazuar me rezultat 1:1, njëherësh ka qenë edhe derbi shqiptar. Bujar Lika luajti titullar dhe Nedim Bajrami nga minuta e 46-të për Grasshoppersin, kurse Armando Sadiku futet në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 62-të për Luganon. Pas 26 jave në elitën e futbollit zviceran, Lugano është në vend të gjashtë me 31 pikë, kurse Grasshoppers është i fundit me 19 sosh. Samir Ramizi inkuadrohet në minutën e 69-të e Kemal Ademi në atë të 85-tën dhe ndihmojnë Xamaxin në fitoren me 3:2 ndaj THunit. Ramizi asistoi në golin e dytë kur avancuan me 2:1 me golin e Oss në minutën 72-të.
Liga e Zvicrës
Grasshoppers-Lugano    1:1
Xamax-Thun    3:2
Young Boys-St. Gallen    3:2
Luzern-Basel    0:1
Sion-Zurich    1:0

Tabela
1. Young Boys    26    22    3    1    69
2. Basel    26    13    9    4    48
3. Thun    26    10    8    8    38
4. Zurich    26    8    9    9    33
5. Luzern    26    10    3    13    33
6. Lugano    26    7    10    9    31
7. St. Gallen    26    9    4    13    31
8. Sion    25    8    5    12    29
9. Xamax    26    6    7    13    25
10. Grasshoppers    25    5    4    16    19

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat