Empoli i Veseli-t mposht Napoli-n, magjia e Zielinski-t nuk mjafton

Futboll

Empoli i Veseli-t mposht Napoli-n, magjia e Zielinski-t nuk mjafton

Më: 3 prill 2019 Në ora: 21:11
Empoli - Napoli

Empoli ka marrë një fitore befasuese 2-1 në shtëpi kundër Napoli-t në javën e 30-të të kampionatit italian. 

Një rezultat i rëndësishëm për Veselin me shokë në luftën për mbijetesë. Falë këtyre tri pikëve, toskanët kanë dalë nga zona e ftohtë e renditjes dhe janë ngjitur në vendin e 17-të. Napoli, nga ana tjetër, mbetet në vendin e dytë, 18 pikë larg Juventus-it.

Takimi është hapur në minutën e 28-të me një gol të Faria-s, por napolitanët kanë reaguar me një realizim të mrekullueshëm të Zielinski-t në të 44-ën. 

Goli që ka vendosur sfidën ka ardhur në minutën e 53-të dhe është shënuar nga Di Lorenzo, i cili ka befasuar mbrojtjen mike me një goditje me kokë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat