Lala me një deklaratë bombë për Rashicën që po çmend gjermanët 

Futboll

Lala me një deklaratë bombë për Rashicën që po çmend gjermanët 

Më: 4 prill 2019 Në ora: 19:05
rashica

Milot Rashica është futbollisti i momentit në Gjermani. Lojtari i kombëtares së Kosovës, është padyshim gabimi më i madh i Gianni de Biasit, i cili vendosi që të linte jashtë listës për Evropianin e Francës, duke sjell më pas vendimin e lojtarit për të luajtur për Kosovën. Supergoli në minutën e 65-të në Kupën e Gjermanisë të mërkurën në mbrëmje ndaj Schalkes është vetëm një nga “perlat” e shumta që ai ka shënuar gjatë këtij sezoni. Rashica ka realizuar 9 gola në 11 ndeshje në vitin 2019, por kjo ecuri nuk është aspak një surprizë për Altin Lalën. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili është edhe agjenti i tij ka dhënë një intervistë për “DeichStube”. “Gjithmonë e dija që Rashica do të arrinte në këto nivele.

Image

Altin Lala

Ai mund të bëjë edhe shumë më shumë”, shpjegon ai. Altin Lala ishte para TV së bashku me djalin e tij, kur po ndiqte një ndeshje miqësore mes 21-vjeçarëve të Kosovës dhe të Ganës. “I thash djalit tim: Duhet të kesh kujdes nga ky, është shumë i mirë”, tregoi Lala, i cili e takoi personalisht një vit e gjysmë më vonë. Këtë herë ishte në një ndeshje ndërkombëtare, dhe ish-mesfushori shqiptar shkoi në stadium për ta ndjekur nga pranë.

“Ky ishte çasti kur u vendosa në kontakt me të dhe babai i tij e priti shumë mirë. Vendosa që ta mbështesja”, tregon Altini. Rashica nisi karrierën në Kosovë me Vushtrrinë, ndërkohë që më pas u largua te Vitesse në Holandë.

Lala kërkoi që ta ndihmonte për ta transferuar te ish-klubi i tij, Hannover 96.“Në një seancë stërvitore, Miloti pësoi një dëmtim në ligamentin krucial”, tregon Lala, i cili vendosi që ta ndihmonte me operacionin dhe jetoi me të për pothuajse një vit, sikur ta kishte djalin e tij. Qëndrimi i tij ishte me 3 mujor, pasi i lejohej që të qëndronte në Gjermani vetëm për 90 ditë.

“Unë jam konsulent futbollistësh. Dua të ndihmoj talentet. Rashica nuk ka qenë asnjëherë një problem për mua. E ardhmja? Nuk ka asgjë të re. Miloti ka një kontratë deri në vitin 2022. Në 3 muajt e fundit ka luajtur shumë mirë më Werder Bremenin. Jemi të qetë dhe do të bëjmë një hap vetëm në kohën e duhur”, tregon Lala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat