Benitez zbulon skuadrën e vetme me të cilën është në bisedime

Futboll

Benitez zbulon skuadrën e vetme me të cilën është në bisedime

Më: 6 prill 2019 Në ora: 00:21
Rafael Benitez

Rafael Benitez duket se do të jetë një nga trajnerët shumë të përfolur për të ardhmen e tij. Trajneri i Newcastle thuhej se ishte në bisedime me skuadra nga Franca dhe Spanja. Por, Rafa i ka mohuar këto shkrime.

“Klubi i vetëm me të cilin po flas për të ardhmen time është Newcastle United dhe unë po pres përgjigjen e tyre. Kemi qenë në kontakt, kemi folur për të ardhmen. Dhe tani po pres përgjigjen.

Nuk është e vërtetë që kam pasur ndonjë takim me ndonjë agjent francez në Mançester. Jam i fokusuar në punë dhe nuk takohem me askë tjetër deri në fund të sezonit” ka thënë Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat