Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka goditur Neymarin duke thënë që ai s’mund të kthehet tek barça derisa Dembele është më i mirë se ai.
Bartomeu, në një intervistë për TVE në Spanjë, ka folur për tema të ndryshme.
Një ndër to është edhe kthimi i sulmuesit të PSG-së, Neymar Junior në “Camp Nou”.
Kjo nuk është e mundshme sipas Bartomeus, i cili thotë se tashmë Barcelona e ka një super talent, ai është Ousmane Dembele.
Madje, Bartomeu mendon se Dembele është më i mirë se Neymari.
“Nuk është e mundshme për brazilianin (Neymar), që të kthehet në sepse jemi të fokusuar në projektin me Dembelen e Coutinhon.
Jemi të lumtur me ata që kemi”, tha Bartomeu.
“Dembele është superior ndaj Neymarit dhe një profesionist i vërtetë.
Është i ri, dhe mos të harrojmë ka ardhur në një klub të shkëlqyer, nuk është e lehtë.
Por, ai është adaptuar.
Dembele është shumë më i mirë se Neymari”.