Inter është duke bërë plane të mëdha për afatin kalimtar të verës.
Duket se Inter e ka seriozisht planin që të rikthehet sërish në majat e futbollit.
Skuadra italiane po mendon të bëjë transferime të mëdha, siç është edhe emri i Christian Eriksen.
Inter do të paguajë 135 milionë euro për ta transferuar danezin nga Tottenhami.
Eriksen ka kontratë me Spurs deri në vitin 2020, andaj është i gatshëm që të largohet nga ta qysh në verë.