"Ai ishte i trishtuar, do t’i pëlqente të shkonte në finale. Çfarë më tha pas eliminimit? Mami, nuk bëra dot mrekulli".
Kështu është shprehur Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, teksa tregonte përjetimin e djalit të saj, pas humbjes 2-1 me Ajax-in, që i kushtoi Juves eliminimin nga Liga e Kampionëve.
"Në kampionat po shkon mirë, - shtoi më tej mamaja e yllit portugez. - Në Ligën e Kampionëve nuk pati fat, por nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Jeta vazhdon".