Trajneri i Cardiff urren Liverpoolin, do të bëjë maksimumin për t’ia humbur titullin - Bota Sot
Trajneri i Cardiff urren Liverpoolin, do të bëjë maksimumin për t’ia humbur titullin

Futboll

Trajneri i Cardiff urren Liverpoolin, do të bëjë maksimumin për t’ia humbur titullin

Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:06
Trajneri i Cardiff dhe trajneri i Liverpool

Liverpool do të ketë sot testin e radhës në rrugën për titullin e kampionit në Premierligë, ku përballë do të ketë skuadrën e Cardiff City.

Edhe pse në vendet e fundit në tabelë, skuadra e Neil Warnock do të bëjë maksimumin për t’i prishur punët e ‘The Reds’.

Kjo pasi është pikërisht trajneri i skuadrës ai i cili ka një inat të madh me skuadrën nga ‘Anfield’.

Shumë ndodhi ka pasur mes Warnock dhe Liverpool, por rasti i fundit dhe më i freskëti është ai me Nathaniel Clyne.

Trajneri i Cardiff kishte akuzuar skuadrën e Liverpool për mungesë respekti dhe për jo profesionalizëm, pas afatit kalimtar.

Sipas fjalëve të tij, Liverpool i kishte premtuar atij se Clyne do t’i bashkohej Cardiff në formë huazimi, por në fund kishin vendosur ta transferonin tek Bournemouth.

Por, historia e ‘urrejtjes’ fillon qysh në vitin 2003, kur Warnock udhëhiqte Sheffield United, dhe në përballjen e Kupës së Ligës, në ‘Anfield’ kishin pasur përballje ku ai kishte akuzuar skuadrën se një lojtar i tyre e kishte pështyrë atë.

Më pas, katër vite më vonë, trajneri kishte akuzuar ‘The Reds’ që ia kishin falur lojën skuadrës së Fulham, kur Sheffield ra nga Premierliga atë sezon, pas rezultatit pozitiv të Fulham ndaj Liverpool.

Historitë e  Warnock kundër Liverpool pra vazhdojnë deri në transferimin e Clyne, por trajneri sot ka mundësinë që të hakmerret për të gjitha këto ngjarje.

Mbetet të shihet se si do t’ia dalë skuadra e Cardiff City në përballjen kundër skuadrës së Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...