Ekipi shqiptar Shkupi ka vazhduar me serinë e fitoreve edhe në javën e 30-të të Kampionatit të Maqedonisë Veriore në futboll. Kësaj radhe ka mundur Akademija Pandevin me rezultat minimal 1:0, katër minuta para fundit me autor Besar Isenin. Në pjesën e parë dy ekipet luajtën të rezervuara me lojë taktike, por Shkupi pati rastet më konkrete.
Braziliani Sergio që në minutën e 10-t, u kanos drejt portës së Çubrakoviqit, por topi kaloi vetëm, skaj shtyllës. Në minutën e 17-të, ishte Muharemi që tentoi të shënon, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtësit, ndërsa Sergio dhe Broja në një sulm tentuan me goditje që i bllokuan mbrojtësit e Pandevit. Në pjesën e parë Shkupi filloi me aksione edhe më të organizuara, ndërsa tentimi i parë ishte përsëri i Sergios, por që shkoi mbi portë.
Bajrami tentoi në minutën e 55-të, por goditja e tij u ndal në një nga futbollistët e mbrojtjes mysafire. Në minutën e 61-të Sergio goditi skaj porte, ndërsa në të 55-t, afër golit ishte kapiteni Bajrami, që nga një distancë prej 30 metrash rrezikoi portën mysafire. Disa gjysmë raste kishin Ustabashi dhe Veliu që trajneri Karan i futi në lojë si zëvendësues të Angelovit dhe Muaremit, por pa rrezikuar portierin Çubrakoviq.
Dhe kur pritej fundi, Veliu asistoi për Isenin, i cili nga distanca befasoi Çubrakoviqin për golin e epërsisë që doli të jetë edhe i fitores. Me këtë fitore Shkupi mbetet në pozitën e katërt me 42 pikë, pesë më pak se Akademija Pandev e treta. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të shtunën në Tetovë ndaj Shkëndijës. Renova nga Xhepçishti i Tetovës triumfoi me rezultat 1:0 kundër Sileksit nga Kratova. Autor i golit të fitores është Bojan Miovski në minutën e 5-të. Ndërkaq, Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi dhe lider në renditje, zhgënjeu. Ata si mysafirë munden me rezultat 2:1 nga Bellasica e Strumicës.
Liga e Maqedonisë Veriore
Bellasica-Shkëndija 2:1
Makedonija GP-Vardari 0:2
Rabotniçki-Pobeda 1:2
Renova-Sileksi 1:0
Shkupi-A. Pandev 1:0
Tabela
1. Shkëndija 30 20 6 4 66
2. Vardar 30 16 9 5 57
3. A. Pandev 29 14 5 10 47
4. Shkupi 30 12 6 12 42
5. Renova 30 10 9 11 39
6. Rabotniçki 30 11 6 13 39
7. Makedonija GP 30 8 11 11 35
8. Sileksi 30 7 10 13 31
9. Bellasica 30 7 9 14 30
10. Pobeda 29 6 5 18 23
Në javën e ardhshme: Akademija Pandev-Rabotniçki, Makedonija GP-Renova, Pobeda-Sileksi, Shkëndija-Shkupi dhe Vardari-Bellasica.