Në pritje të marrëveshjes finale, zbulohet klubi i ri i De Ligt

Futboll

Në pritje të marrëveshjes finale, zbulohet klubi i ri i De Ligt

Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:48
Matthijs De Ligt

"Sport" zbulon emrin e klubit të ri të mbrojtësit fantastik të Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt.

Matthijs De Ligt është aktualisht një prej futbollistëve më të kërkuar në botë, para rihapjes së afatit kalimtar të verës.

Qendërmbrojtësi i Ajax Amsterdam ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni duke zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, Manchester Cityn dhe Juventusin.

Por, e përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se Barcelona është favorite e re për transferimin e tij.

De Ligt thuhet se preferon t’i bashkohet shokut të tij nga Ajax, Frenkie de Jong i cili tashmë ka zyrtarizuar transferimin në Camp Nou për sezonin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat