Skandal në Beograd, kërcënojnë me armë menaxherin e futbollistit shqiptar

Futboll

Skandal në Beograd, kërcënojnë me armë menaxherin e futbollistit shqiptar

Më: 29 prill 2019 Në ora: 19:28
Beograd

Skandal në Beograd, ku është kërcënuar në mes të ditës me armë një nga figurat me të njohura të futbollit serb, menaxheri Nikola Damjanac.

Ky i fundit, bashkë me Fali Ramadanin, menaxhojnë kompaninë LIAN Sports, e cila la përveç emrave të njohur si Pjanic, Jovic, Koulibaly, Under apo Rebic, menaxhon edhe futbollistë shqiptarë duke filluar nga Armando Sadiku, për të vazhduar me Valon Behramin e Mërgim Bajramin.

Damjanac ishte në një restorant në Beograd bashkë me familjen e tij kur një person i është kundërvënë djalit të tij, Aleksa. Personi fillimisht kaloi pranë tavolinës së tyre dhe më pas u kthye dhe e qëlloi me shpullë 20-vjeçarin.

Një tjetër person goditi me grusht menaxherin, ndërsa ai që nisi sherrin nxori një pistoletë në mes të lokalit dhe e mbushi, duke u bërë gati të qëllonte.

Vetëm ndërhyrja e shoqëruesve të tij shmangën tragjedinë dhe ai u largua, ndërsa po kërkohen ende motivet e kësaj ngjarje shqetësuese që ndodhi të dielën.

Sipas mediave serbe, Damjanac ka marrë edhe më parë kërcënime dhe persona të ndryshëm e kanë kërcënuar që të mos vazhdojë më të jetojë në Serbi, si dhe të shkëpusë marrëdhëniet që ka me lojtarë të caktuar serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat