Emery paralajmëron lojtarët: Ende nuk jemi kualifikuar

Futboll

Emery paralajmëron lojtarët: Ende nuk jemi kualifikuar

Më: 3 maj 2019 Në ora: 14:21
Unai Emery

Arsenali ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Evropës.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, foli për BT Sport pas fitores 3-1 ndaj Valencias.

Spanjolli nuk e quan si të përfunduar kualifikimin e ekipit të tij, madje ka kërkuar nga lojtarët të jenë të koncentruar për ndeshjen e kthimit, për mos të lejuar që Valencia të kthejë këtë rezultat.

“Në ndeshjen e parë dëshironim një rezultat të mirë, duke e ditur sa e vështirë është përballja me një rival si Valencia, sidomos në Spanjë”, deklaroi Emery. “Pas golit të tyre reaguam shumë mirë, me qetësi dhe pasion. Shfrytëzuam momentet tona dhe golat në pjesën e parë na dhanë shumë besim”.

“Dëshironim të fitonim pa pësuar gol tjetër, por duhej të luanim futboll sulmues. Goli i tretë erdhi në fund dhe për ne ishte shumë i rëndësishëm, por sfida mbetet 50-50”, theksoi ai.

Ndeshja e kthimit luhet të enjten e ardhshme në Mestalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat