Paçarada si bombë në Gjermani, shokon Mullerin!

Futboll

Paçarada si bombë në Gjermani, shokon Mullerin!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 14:59
Paçarada si bombë në Gjermani, shokon Mullerin!

Pikë të rëndësishme për Sandhausenin dhe pothuajse edhe ia sigurojnë mbijetesën në Bundesliga II.  Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, dëshmoi lojë shumë të mirë dhe ka qenë vendimtar për fitoren e Sandhausenit në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Heidenhemit, në takimin e javës së 32-të.  Ndeshje me kthesa në rezultat, dy herë avancuan vendasit por pësuan.

Image

Në minutën e 67-të, Paçarada si bombë brenda 16-shit dhe me goditje të fuqishme nga 13-14 metra shokon portierin Kevin Muller pikërisht në minutën e 67-të kur barazon rezultatin 2:2. Për vendasit shënuan futbollistët Thomalla (45'), Mainka (60') dhe për Sandhausenin Wooten (57’ -nga penalltia e 69') e Paçarada (67').

Paçarada luajti me sukses deri në minutën e 89-të kur u zëvendësua dhe iu gëzuan trepikëshit ndaj rivalit që lufton për t’u ngjitur në Bundesliga I. Sandhausen është në pozitën e 14-të me 37 pikë, kurse Heidenheim i 5-ti me 49.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat