Liverpooli i Kloppit më i mirë se Manchester Unitedi i Fergusonit

Futboll

Liverpooli i Kloppit më i mirë se Manchester Unitedi i Fergusonit

Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:16
Klopp dhe Ferguson

Edhe nëse Liverpooli nuk fiton titullin këtë sezon, ata kanë fituar diçka më shumë se rivalët e tyre të përbetuar – Manchester United.

Një fitore e ngushtë 3-2 ndaj Newcastle United, e dërgoi Liverpoolin në kuotën 94 pikëve në Premierligë, duke thyer kështu rekordin e Manchester United me gjithsej 91 pikë, shkruan DailyMail.

Në edicionin 1999/00, skuadra e Fergusonit kishte grumbulluar 91 pikë, megjithatë Klopp ka thyer këtë rekord të ‘Djajve të Kuq’ dhe tifozët e Liverpoolit janë të gëzuar me këtë fakt.

Manchester United në sezonin e tyre më të mirë në histori të Premierligës kanë fituar 91 pikë – ndërsa Liverpooli këtë stinor ka grumbulluar 94 pikë dhe ende nuk e ka të qartë se a do të kurorëzohet me titullin kampion.

Liverpool ende kanë edhe një lojë për të luajtur, kështu ata mund të rrisë pikët e tyre. Megjithatë, Manchester City do të thotë fjalën e fundit, pasi në rast të dy fitoreve në dy takimet e fundit e fiton kampionatin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat