Bayerni përgatitë 70 milionë euro për Nicolas Pepe

Futboll

Bayerni përgatitë 70 milionë euro për Nicolas Pepe

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:26
Nicolas Pepe

Kampionët e Gjermanisë kanë bërë një tjetër ofertë për yllin e Lille.

Bayern Munich do të mbetet pa dy ikonat e klubit në përfundim të sezonit. Kampionët në fuqi të Bundesligës nuk do të rinovojnë kontratën me Franck Ribery dhe Arjen Robben, e për rrjedhojë duhet të mendojnë për emrat që do t’i zëvendësojnë.

Drejtuesit bavarezë kanë përqendruar vëmendjen te Nicolas Pepe si përforcim të mundshëm në verë, madje kanë gati edhe ofertën për brazilianin e Lille.

Plot 70 milionë euro mësohet se do të jetë oferta për futbollistin 24 vjeçar i cili pëlqehet shumë edhe nga Arsenali në Premier Ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat