Dembele mungoi në 36 ndeshje shkaku i lëndimeve brenda dy sezoneve me Barcelonën

Futboll

Dembele mungoi në 36 ndeshje shkaku i lëndimeve brenda dy sezoneve me Barcelonën

Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:07
Ousmane Dembele

Ousmane Dembeles iu desh hiç më shumë një vetëm një minutë për ta pësuar një lëndim tjetër të shtunën kundër Celta Vigos. Ky ishte dëmtimi i gjashtë në karrierë për yllin e Barcelonës.

Që prej se u transferuar në Barçë në vetën e 2017, Dembele ka munguar në plot 36 ndeshje për shkak të lëndimeve.

Me fjalë të tjera, anësori francez ka munguar pothuajse një sezon të plotë në dy vite, gjë që është e jashtëzakonshme duke marrë parasysh se ai i ka kushtuar klubit rreth 30 milionë euro për sezon duke llogaritur pagën dhe çmimin e transferimit të tij.

Lëndimi i tij i parë erdhi menjëherë pas transferimit të tij. Ai pësoi dëmtim të rëndë në muskulin në këmbës së majtë në një ndeshje kundër Getafes dhe mungoi një muaj e gjysmë.

Që prej atëherë, ai i ka dëmtuar muskujt edhe katër herë të tjera dhe një herë tjetër e ka lënduar nyjën e këmbës.

Nuk dihet se çfarë ndikon në lëndimet e shumta të Dembeles, por ka thashetheme se është stili i jetës së tij që mund të jetë faktor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat