Arnold ‘kërcënon’ Barcelonën para ndeshjes kthyese

Futboll

Arnold ‘kërcënon’ Barcelonën para ndeshjes kthyese

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:08
Trent Alexander Arnold

Skuadra e Liverpoolit e mirëpret nesër Barcelonën në ‘Anfield’, për të zhvilluar takimin kthyes të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Barcelona ka fituar takimin e parë me rezultatin e thellë 3-0 dhe tani synon ta kryejë detyrën dhe të kualifikohet në finalen e madhe të Madridit.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander Arnold beson se ende nuk ka përfunduar asgjë, pasi në ‘Anfield’ është gjithçka e mundur.

“Ne kemi pasur rezultate të mira këtë sezon ku kemi shënuar më shumë se tre gola dhe stadiumi na ka ndihmuar, ne kemi ende mundësi, por e dimë se do të jetë e vështirë, gjithçka është e mundur, sidomos në Anfield”, tha fillimisht Arnold në konferencë për media.

“Si ekip duhet të dalim, të jemi të patrembur dhe të mos ndalemi, kjo është e vetmja mënyrë për të marrë një rezultat të mirë, nëse kemi frikë nga lojtarët e tyre, asgjë nuk do të funksionojë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat