Prokuroria fundos Palermon

Futboll

Prokuroria fundos Palermon

Më: 10 maj 2019 Në ora: 16:12
Prokuroria fundos Palermon

Nga mundësia për t'u ngjitur në Serie A në fushë te Serie C nëpërmjet gjykatës! Fati i Palermos mund të jetë i hidhur duke parë kërkesat që ditën e sotme ka bërë Gjykata e Federatës gjatë seancës për padinë ndaj klubit sicilian. Prokurori Pecoraro ka kërkuar që Palermo të zbresë në vend të fundit në renditjen e Serie B, që do të thotë Serie C.

Mes të hënës dhe martës së ardhshmedo të nisë seanca që sheh të përfshirë edhe presidentin Maurizio Zamparini, për të cilin është kërkuar pesë vjet përjashtim nga futbolli. 

Akuza është për parregullësi administrative në bilancet nga viti 2014 deri në 2017. Në gjyq, si palë akuzuese, edhe Benevento.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat