Dortmundi shtyn festën e Bayernit!

Futboll

Dortmundi shtyn festën e Bayernit!

Nga: K. Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:26
Dortmundi shtyn festën e Bayernit!

Dortmundi ende shpreson në luftë për titull pas barazimit të Bayern Munihut me rezultat 0:0 në fushë të Leipzigut, në ndeshjen e javës së parafundit përkatësisht të 33-të të elitës së futbollit gjerman. 
Dortmundi shënon fitore me rezultat 2:1 ndaj Fortuna Dyseldorfit. Pulishiç (41'), Delaney (53'), Gotze (90+2’) shënuan për Dortmundin dhe Fink (47') e Kownacki (90+5’) për Fortunën.  
Dormundi ia shtyn festën Bayernit deri në javën e fundit. Bavarezët kryesojnë me 75 pikë, kanë dy më shumë se Dortmundi në pozitën e dytë. Duhet theksuar se Fortuna humb një penallti, kur Lukebakio gjuajti jashtë portës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat