Arbër Zeneli vazhdon të shkëlqejë te klubi francez që garon në Ligën 1, Reims.
Ndeshjen e sontme kundër Caen, sulmuesi nga Mitrovica e nisi nga banka rezervë.
Megjithatë, trajneri David Guion e aktivizoi Zenelin në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 56-të.
Në minutën e 82-të, u akordua penallti dhe bashkëlojtarët ia besuan yllit të Kosovës ekzekutimin.
24-vjeçari nuk ngurroi të gjuaj dhe kështu shënoi duke e ngushtuar rezultatin në 3:2.
Ndrshe, ky është goli i tretë i Zenelit në 14 paraqitje në Ligën 1 që nga janari, teksa ai ka dhuruar edhe tri asistime.