Zbulohen fjalët e Ronaldos për Florenzin gjatë ndeshjes Roma – Juventus

Futboll

Zbulohen fjalët e Ronaldos për Florenzin gjatë ndeshjes Roma – Juventus

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:28
Ronaldo dhe Florenzi

Janë zbuluar fjalët e Cristiano Ronaldos gjatë përplasjes me Alessandro Florenzin në duelin Roma – Juventus.

Cristiano Ronaldo dhe Alessandro Florenzi patën një përplasje verbale gjatë ndeshjes Roma – Juventus, të dielën mbrëma në Stadio Olimpico.

Mediat italiane kanë zbuluar fjalët me të cilat sulmuesi i Juventusit u tall me kapitenin e Romës.

“Je shumë i shkurtër, mos fol”, i tha Ronaldo, përcjell lajmi.net. Mirëpo, Florenzi – realizator i një goli në fitoren 2:0 ndaj Bianconerëve – u përgjigj pas ndeshjes.

“Ronaldo është futbollist me vlera të Topit të Artë dhe mendon se mund të thotë gjithçka”, u shpreh italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat