Evra i bindur: Pogba do të largohet nga United

Futboll

Evra i bindur: Pogba do të largohet nga United

Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:24
Paul Pogba, Patrice Evra

Mesfushori francez do të ndërrojë përsëri skuadër gjatë verës.

Spekulimet se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United gjatë verës sa shkojnë e rriten.

Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, Patrice Evra është i bindur se bashkëkombësi i tij nuk do të qëndrojë me tek United.

“Mendoj se Pogba do të largohet, pasi duhet të kesh dashuri për atë klub në të cilin luan, në mënyrë që të jesh i përkushtuar”, ka thënë Evra.

“Janë shumë gjëra që ia kanë bërë më të vështirë situatën Pogbas në Old Trafford, prandaj mendoj se largimi do të ishte më i mirë për të gjithë”.

Për Pogbanë ka shprehur interesim Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat