Dita kur iu futet flaka ish Jugosllavisë në sport

Futboll

Dita kur iu futet flaka ish Jugosllavisë në sport

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:09
Ilustrim

Me 13 maj 1990, dita kur në Maksimir të Zagrebit ndodhi shpërbërja e Jugosllavisë, sot 29 vite më vonë nga përleshja që ndryshoi historinë

Para 29 viteve një ndeshje e pazhvilluar në Zagreb mes Dinamos dhe Cërvena Zvezdës nga Beogradi hyri në histori. Ndodhi me 13 maj 1990, e aty filloi shpërbërja e Jugosllavisë.Fillimisht nisi përleshja mes dy tifozërive, kurse në terren Zvonimir Boban sulmoi policinë Refik Ahmetovic, i cili atë ditë kishte qenë i lirë, por ishte thirrë si përforcim. 

"E kujtoj me krenari atë moment. Pata rrezikuar karrierën, kurse tifozët jetët e tyre. Nuk doja të shpallem hero, por reagova ndaj padrejtësive që zgjasnin me vite. Trimat shkuan në luftë, ne ishim vetëm të pakënaqur", kishte deklaruar në një intervistë Boban, kapiten i Dinamos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat