Ludogorets interesohet për Vojvodën - Bota Sot
Ludogorets interesohet për Vojvodën

Futboll

Ludogorets interesohet për Vojvodën

Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:26
Vojvoda

Futbollisti kosovar është bërë objektiv i klubit bullgar, i cili është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Vojvoda ka edhe oferta tjera dhe gjatë verës mund të largohet nga Royal Excel Mouscron

Mërgim Vojvoda mund të largohet nga Royal Excel Mouscron gjatë kësaj vere.

Për futbollistin kosovar interesim ka shprehur Ludogoretsi.

Sipas mediave belge, klubi bullgar do ta bëjë të pamundurën për ta sjell në skuadër përfaqësuesin kosovar.

Mirëpo, për ta realizuar këtë transferim, Ludogoretsi duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë të tri skuadrave, përfshirë këtu atë të Standard Lieget.

Drejtuesit e klubit bullgar e kanë parë Vojvodën për herë të parë gjatë ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, e cila ishte zhvilluar në muajin mars.

Vojvoda i ka zhvilluar 11 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës, ku deri tash ishte titullar.

E lojtar i rëndësishëm është edhe tek ekipi i tij, Mouscron.

Vlera e tij është afro 1 milion euro. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...