“Nëse Barça e transferon Griezmannin, s’do të shkoj më në Camp Nou”

Futboll

“Nëse Barça e transferon Griezmannin, s’do të shkoj më në Camp Nou”

Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:58
Antoine Griezmann

Blerja e Antoine Griezmann nga Barcelona nuk do të gëzojë të gjithë tifozët dhe mbështetësit e klubit katalanas, për faktin se francezi iu ka thyer krenarinë një vit më parë me refuzimin publik dhe mënyrën si u soll me klubin, duke e injoruar në momentet e fundit.

Këtë mendim ka edhe ish-agjenti i zbuluesve të lojtarëve të rinj të Barcelonës, Josep Maria Minguell, i cili ka kërcënuar se nuk do të shkelë më kurrë në “Camp Nou”, nëse nënshkruhet me Griezmann.

“Unë kam qenë tek Barça për 70 vjet dhe një ditë besova në vlerat dhe se jemi më shumë se një klub dhe nuk pranoj që ky lojtar të vijë te Barça. Nuk pranoj që një futbollist që mashtron dhe nuk përputhet me Atletico Madridin vjen te Barça”, deklaroi veterani në një program televiziv në Spanjë.

“Griezmann nuk ka vend te Barcelona sepse nuk mund të zgjedhë vendin që do t’i përshtatet më së miri”, vijoi i irrituar Minguell, raporton tele sport. Ai kërcënon se: “unë nuk do të lë biletën time, por vendi im në Camp Nou do të jetë bosh. Ne do t’i bëjmë një bust nëse ky fenomen zgjidh problemet tona. A është kjo normale?!”

Pavarësisht vlerave që mbart sulmuesi francez ka shumë tifozë të Barcelonës që nuk duan ta shohin 28-vjeçarin me fanellën “blaugrana” pas refuzimit të tij një vit më parë, për këtë është krijuar një përçarje tek tifozët, disa e shohin si shpëtimin e tyre, e disa të tjerë si një tradhtar e mashtrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat