Varane “zhduk” dyshimet për të ardhmen - Bota Sot
Varane “zhduk” dyshimet për të ardhmen

Futboll

Varane “zhduk” dyshimet për të ardhmen

Më: 22 maj 2019 Në ora: 10:31
Raphael Varane

Deri para disa muajsh largimi i tij nga Reali i Madridit dukej i sigurt në fund të këtij sezoni, por mesa duket edhe Raphael Varane do të ndjekë të njëjtën rrugë si Toni Kroos që vetëm dy ditë më parë rinovoi zyrtarisht kontratën e tij me Los Blancos.

Në fakt mbrojtësit francez nuk i është propozuar ende rinovimi i kontratës, por Varane ka vendosur të qëndrojë te Reali dhe rinovimi mund të vijë në të ardhmen.

Në një intervistë për gazetën madrilene Marca, Varane është shprehur se nuk e mendon largimin dhe se do të jetë pjesë e Realit, edhe sezonin e ardhshëm, madje ka premtuar se do të rikthehet të jetë ai dikurshmi, pra ai mbrojtësi i pakalueshëm që e kanë frikë të gjithë sulmuesit kundërshtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...