Futbollisti i Kosovës që u vra nga pushtuesi serb

Futboll

Futbollisti i Kosovës që u vra nga pushtuesi serb

Nga: K. Goca Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:20
Përparim Thaçi

Kosova ka një numër të madh të sportistëve që dhanë jetën për liri.  Përparim Thaçi ka qenë futbollist i Lirisë nga Prizreni, në kohën e okupimit, në vitet e 90-ta dhe sot emrin e tij e mbanë stadiumi në Prizren. Ky futbollist u vra nga pushtuesi serb. Në faqen e klubit me renome Liria shkruan se Thaçi është dëshmori i parë.  
“Dëshmori i parë nga Prizreni dhe ish futbollisti i dalluar i lirisë, Përparim Thaçi, shpallet edhe “Hero i Kosovës”.
Dëshmori i parë i rënë në luftën e UÇK-së në komunën e Prizrenit, ish-futbollisti ynë Përparim Thaçi, mbushi 21 vite të plota nga rënia e tij heroike në shërbim të atdheut. KF Liria e kujton Përparimin me shumë krenari për veprën e tij jetësore që ai bëri për lirinë e Kosovës deri në momentin e flijimit. Përparim Thaçi, u shpall “ Hero i Kosovës”, me urdhër të Presidentit, Hashim Thaçi.
Përparim Thaçit, para 21 vitesh u vra nga forcat serbe, ndërmjet fshatrave Bellacërkë e Xërxë, bashkë me dy shokët e luftës, dëshmorët: Feim Gashi dhe Sakip Bellaça, në kohën kur po shkonin në aksion.
Stadiumi i qytetit të Prizrenit me krenari mban emrin e heroit tonë kombëtar”, shkruan në faqen e FC Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat