Zbulohen detajet e prezantimit të Hazardit te Reali - Bota Sot
Zbulohen detajet e prezantimit të Hazardit te Reali

Futboll

Zbulohen detajet e prezantimit të Hazardit te Reali

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:38
Eden Hazard

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Eden Hazard do të jetë pjesë e finales së Ligës së Europës kundër Arsenalit, në Baku, e cila do të jetë ndeshja e fundit e tij me blutë e Londrës. Prezantimi i tij si lojtar i ri i “Los Blancos” do të zhvillohet javën e ardhshme. Nëse nuk do të ketë ndonjë pengesë të paparashikueshme, kjo gjë do të ndodhë të hënën e ardhshme, më 3 qershor, në “Santiago Bernabéu”. Florentino Perez, në intervistën e tij me “Onda Cero”, pranoi se belgu është objektivi kryesor në merkato për projektin e ri.

“Ne jemi përpjekur për disa vite që ai të bëhet lojtar i Real Madridit. Unë jam shumë i interesuar që ai të vijë këtë verë”.

Presidenti i të bardhëve nuk ka hyrë në më shumë detaje, në mënyrë që të mos shqetësojë Çellsit, që ndodhet para një finaleje të rëndësishme dhe ka ende një titull në lojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...